Gjendet një plumb para shtëpisë së Arben Taravarit, policia në vend ngjarje

Maqedonia

Gjendet një plumb para shtëpisë së Arben Taravarit, policia në vend ngjarje

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Media ka marrë vesh se sot në mëngjes para shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.

Në vendin e ngjarjes duket policia e cila po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes. Media ka kontaktuar me Taravarin i cili e ka konfirmuar këtë lajm duke thënë “Po, fatkeqësisht”.

Pritet që brenda ditës policia të del me më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në media përshkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat