Shpërthen zjarr në një fshat në rrethinën e Shkupit

Maqedonia

Shpërthen zjarr në një fshat në rrethinën e Shkupit

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë sonte mbi fshatin Sullara e Epërme, në rrethinën e Shkupit.

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, thanë për AIM-n se është dërguar një veturë me ekip të zjarrfikësve, të cilët nuk kanë mundur të intervenojnë për shkak të paaksesueshmërisë së terrenit.

Qendra e Menaxhimit të Krizave bën me dije se në terrenin e paarritshëm digjen kryesisht bar dhe shkurre.

“Për shkak të temperaturave të ulëta ka gjasa të mëdha që zjarri të shuhet vetë gjatë natës. Nëse zjarri është ende aktiv nesër në mëngjes, do të marrim me qira aeroplanë”, thekson QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat