Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit

Maqedonia

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Jushi Emërllahu

Lëvizja Anti-bixhoz ka paralajmëruar protesta nëse nuk miratohet propozim-ligji për lojërat e fatit, i cili parasheh që bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg objekteve shkollore dhe qendrave të qytetit.

Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz theksoi se edhe pse propozim-ligji nuk e përmban kërkesat e tyre, është nismë e mirë për mbylljen e plotë të lojërave të fatit.

“Lëvizja Anti bixhor prej ditës së parë ua kemi bërë me dije që ky ligj nuk i plotëson kërkesat tona, pasi kërkesa jonë është për mbyllje të plotë të lojërave të fatit.

Ne iu bëjmë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj, pasi është nismë e cila fillon me largim prej 500 metrave të lojërave të fatit dhe do të përfundojë me mbyllje të plotë të tyre”, tha Emërllahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat