Aggeler: Kam shprehur mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur

Maqedonia

Aggeler: Kam shprehur mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, ka takuar sot kreun e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavrill Bubevski.

Siç njoftojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup në rrjetet sociale, Aggeler në takimin me Bubevskin ka shprehur mbështetjen e saj për prokurorinë e pavarur.

“Unë shpreha mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur, e cila është kyçe për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme, theksoi ambasadori Aggeler”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat