Kapet duke vozitur në gjendje të dehur, gjobitet një shofer nga Manastiri

Maqedonia

Kapet duke vozitur në gjendje të dehur, gjobitet një shofer nga Manastiri

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

MPB njofton se sot një shofer nga Manastiri në kontrollet aksionale në zonën e komunikacionit të kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur 4,03 promilë alkool.

Siç njofton MPB-ja, në territorin e MPB-së së Manastirit janë kontrolluar 135 automjete, prej të cilave 23 janë dërguar për kontroll teknik.

“Kontrollet e qarkullimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat