Biljana Vankovska kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Biljana Vankovska kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 13:00
Biljana Vankovska

Kryetari i “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, sot ka njoftuar se profesoresha Biljana Vankovska është zgjedhur kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit.

“E Majta” e shpalli e para kandidaten e saj, ndërsa Apasiev tha se sondazhet e brendshme kanë treguar se ajo është kandidatja më e mirë.

Vankovska tha se ofertën e ka pranuar me kënaqësi dhe se vizioni i saj është i njëjtë me atë të partisë opozitare, edhe pse nuk është anëtare e saj.

“E falënderoj ‘Të Majtën’ që më dha besimin dhe përgjegjësinë. Edhe pse nuk jam anëtar i partisë, ndihem si pjesë e ekipit. Ju e dini se unë njëherë kam tentuar të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale si kandidat i pavarur dhe falënderoj ata disa mijëra qytetarë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Vankovska.

Ajo shtoi se në fushatë do të promovojë edhe idetë e “Të Majtës”, por edhe të sajat.

Ndyshe, profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, njihet si anti-shqiptarie dhe ka pasur raste kur këtë e ka shprehur publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat