Anulohet greva e punonjësve të Fondit për sigurim shëndetësor në RMV

Maqedonia

Anulohet greva e punonjësve të Fondit për sigurim shëndetësor në RMV

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Është anuluar greva e të punësuarve në Fondin për Sigurim Shëndetësor, njoftojnë nga Sindikata e të punësuarve në Administratë, Gjyqësor dhe shoqatave qytetare të RM (SPAGJSHQ).

Nga Sindikata thonë pas dorëzimit të kërkesës deri tek Kryeministri, është miratuar një ligj i ri me të cilën rekomandohet që vlera e pikëve të ngelet e njëjtë.

Nëse pas 31 majit ka ndryshim të këtij vendimi, nga UPOZ thonë se greva do të aktivizohet përsëri.

Vendimi, siç bëjnë me dije, është marrë pas mbledhjes së sotme të Bordit Drejtues të FSSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat