Sela: Kemi marrë iniciativë për shkarkimin e Taravarit

Maqedonia

Sela: Kemi marrë iniciativë për shkarkimin e Taravarit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:16
Ziadin Sela

Sot, në një konferencë për shtyp, kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas mbledhjes në Shkup, se kanë marrë iniciativë për shkrimin nga detyra të kryetarit të partisë Arben Taravari.

Sela njoftoi se iniciativa për shkarkimin është votuar me 106 vota “pro”, 1 “kundër” dhe 1 “abstenim”, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të merret në kongres të partisë që tha se do të mbahet më 18 shkurt.

“Aleanca i takon të jetë në kuvend të vendi ne nuk mund te lejmë partin që te jete pjesë e dëshirave personale. Pas një debati të gjatë mbi këtë çyshtje dhe votë e Kuvendit, u mor iniciative te ndryshohet kryetari i partisë një vendim tjetër i kësaj”, tha Sela.

“Pas një debati të gjatë dhe votimit të kuvendit të partisë, u miratua një rezolutë për organizimin e një kongresi të jashtëzakonshëm të Kuvendit Qendror të partisë, ku do të diskutohet dhe vendoset për kryetarin e ri të partisë”, theksoi Sela./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat