Në vendkalimin kufitar Tabanovcë është parandaluar tregtia e paligjshme e papagajve

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë është parandaluar tregtia e paligjshme e papagajve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

“Gjithsej 47 papagaj janë sekuestruar pasi një shtetas serb ka dashur t’i futë në vend pa i deklaruar”, njoftoi sot Drejtoria doganore.

Gjegjësisht, doganierët në hyrje të pikës kufitare Tabanocë e kanë pyetur nëse ka diçka për të denoncuar, e më pas, pasi ai është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar për shkak të dyshimit, kanë bërë kontroll të detajuar të automjetit.

Si dhe kafazeve me në bagazh u gjetën papagaj.

Ndaj personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa përgjegjësia për mallin e konfiskuar, në këtë rast shpendë të gjallë, i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, nga ku është marrë në kujdesin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat