Xhaferi për problemin me lejet e vozitjes: Gjatë ditës së sotme do të ketë vendim

Maqedonia

Xhaferi për problemin me lejet e vozitjes: Gjatë ditës së sotme do të ketë vendim

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Kryeministri teknik Talat Xhaferi

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me vlefshmërinë e patentë shoferëve, problem që shkaktoi panik tek qytetarët.

Xhaferi tha se gjatë ditës së sotme do të ketë takim në Kuvend me kryetarin dhe deputetët dhe do të mundohen të gjejnë zgjidhje ligjore për vlefshmërinë e patentë shoferëve, që skadon ditën e sotme.

“Këto ditë kemi pasur shumë sfida dhe i kemi marrë të gjitha zgjidhjet e mundshme në të mirë të qytetarëve. Gjatë ditës do të kemi vendim, duke pasur parasysh se sot duhet të jem në Kuvend për angazhime tjera. Do të kemi mbledhje të përbashkët me deputet dhe të gjejmë zgjidhje eventuale ligjore. Punojmë në këtë dhe do të kemi vendim”, tha Xhaferi.

Ndryshe, sot edhe kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, njoftoi se i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare se nëse është nevoja do të caktohet seancë urgjente, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për patentë shoferët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat