Një adoleshent nga Kavadarci ka fotografuar një kartë bankare, dhe ka bërë disa blerje online

Maqedonia

Një adoleshent nga Kavadarci ka fotografuar një kartë bankare, dhe ka bërë disa blerje online

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Policia e Kavadarcit ka dorëzuar kallëzim me shkrim në Prokurori për një djalë 17-vjeçar nga Kavadarci për shkak të dëmtimit dhe hyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike.

“Më datë 23 janar, në dhomën e zhveshjes së një salle ushtrimesh në Kavadarc, i ka fotografuar kartat bankare një 45-vjeçari nga Kavadarci.

Pas së cilës ka kryer disa transaksione në shtëpinë e tij dhe në këtë mënyrë ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm, prej 8948 denarë.

Gjithashtu, më 26 janar në të njëjtën mënyrë ka dëmtuar edhe një banor 42 vjeçar nga Kavadarci dhe me disa transaksione ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm prej 3.300 denarë”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat