Mickoski: Deputetët të mbështesin ligjin për vazhdimin e afatit për pasaportat dhe letërnjoftimet

Maqedonia

Mickoski: Deputetët të mbështesin ligjin për vazhdimin e afatit për pasaportat dhe letërnjoftimet

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u bënë thirrje deputetëve që të mbështesin iniciativën e grupit parlamentar nga partia e tij, për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve.

“Ka qenë Talat Xhaferi në Bruksel, ka vizituar dhe është kthyer, pa rezultat. I bëj thirrje deputetëve që t’i japin fund golgotës së qytetarëve të Maqedonisë, të mos jemi të burgosur për shkak të politikave joshtetërore të pushtetit dhe të mos jetë një burg.

Të mbështetet ligji me të cilin do të zgjatet vlefshmëria e dokumenteve personale si letërnjoftimi dhe pasaporta”, tha sot Mickoski nga Komuna e Kavadarit.

Lejet e shoferit dhe të qarkullimit tashmë po ndërrohen falas dhe kjo do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024. Autoritetet po kërkojnë një mënyrë për të kompensuar ata që kanë paguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat