Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:57
Arben Taravari s

Arben Taravari sot nga qyteti i Gostivarit shpallin kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut.

“Me propozim të ASH-së dhe përkrahjen e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim shpall kandidaturën për president në vend”, tha Taravari.

Ai tha se ndjehet i privilegjuar se i është dhënë mundësia për të kandiduar për president, dhe theksoi se ndryshimi i cili ka filluar nuk do të mund të ndalet.

Taravari tha se pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët pa dallim etnie, feje apo partie politike.

Ai shtoi se ka ardhur koha që vendi të ketë një president shqiptarë, jo teknik por real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat