Opozitarizmi i vërtetë dhe real bëhet me veprime dhe aktivitete konkrete e jo me improvizime e me fjalë boshe

Maqedonia

Opozitarizmi i vërtetë dhe real bëhet me veprime dhe aktivitete konkrete e jo me improvizime e me fjalë boshe

Nga: Ejup Berisha Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Ejup Berisha

Në politike faktor kryesorë i ndryshimit janë subjektet politike opozitare. Opozita përher duhet të tenton që ta bën ndryshimin në ambientin politik  duke mos u pajtuar me projektet vendimet dhe me veprimet e subjekteve politike qeveritare. Mendoj dhe fjalën e kam duke mos u pajtuar me projektet vendimet, veprimet dhe me aktivitetet e  këqija, të pavend dhe të pafavorshme të subjekteve qeveritare për interesin dhe për të mirën e shumicës së qytetarëve në shtet. Kjo nuk don të thotë se opozita gjithmonë duhet ti refuzon dhe ti lufton vendimet, veprimet dhe aktivitetet e subjekteve qeveritare. Nëse këto janë të mira, të favorshme dhe të pranueshme subjektet opozitare duhet ti përshëndesin dhe ti përkrahin të njëjtat. Forcat politike opozitare duhet ti luftojnë vetëmse projektet, vendimet, aktivitetet dhe zgjidhjet e këqija dhe të dëmshme të subjekteve qeveritare.

Në fakt opozita duhet që ti ofron projektet dhe planet e saja të cilat i përmbajnë zgjidhjet dhe alternativat e saja dhe ti sçaron përballe projekteve  vendimeve, zgjidhjeve dhe veprimeve të cilat i ofrojne dhe i zbatojnë  pushtetarët. Këto projekte të subjekteve politike opozitare duhet te jenë me të  mira, me të favorshme, më ndryshe më të pranueshme dhe më pozitive

se ato të subjekteve qeveritare. Kur duhet të fillojnëtë veprojnë opozitaret kundrejt pushtetarëve,pra këta duhet ti fillojnë veprimet dhe aktivitetet e tyre opozitare që nga dita e parë kur të kumtohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve qofshin ato Parlamentare,lokale apo dhe Presidenciale. Opozitarizmi i vërtetë bëhet me angazhim punë veprime dhe me akcione konkrete e jo vetëmse me fjalë, me komente dhe me biseda boshe.

Opozitarizmi i vërtetë e nënkupton zhvillimin e luftës së vërtetë me mjete të ligjshme dhe të pranueshme për ta marrë pushtetin nga duart e subjekteve qeveritare e jo me improvizim të asaj lufte. Lufta, angazhimet  veprimet dhe akcionet e vërteta dhe konkrete ja shkurtojnë jetgjatsinë politike pushtetarëve ndërsa fjalët, bisedat dhe komentet boshe ia zgjasin jetën politike pushtetarëve. Ketu te ne veprime  improvizuese të subjekteve politike opozitare ka pasur shumë më shumë sesa veprime angazhim dhe akcione reale dhe konkrete për tua rrëmbyer pushtetin pushtetarëve.

Kur subjektet opozitare kanë fakte, argumente konkrete dhe deshmi reale se subjektet qeveritare kanë bërë manipulime kanë vjedhur e  kanë blere vota apo dhe e kanë shantazhuar votuesin atëher subjektet  opozitare duhet të organizojnë aktivitete dhe akcione reale dhe konkrete për ti rrëzuar partitë qeveritare nga pushteti. Me një protestë të vetme të organizuar nga subjektet opozitare nuk dridhen themelet e pushtetit të subjekteve qeveritare. Këtij veprimi me një proteste të vetme të subjekteve opozitare i thuan veprim i improvizuar opozitar.

Veprimet aktivitetet dhe akcionet e vazhdueshme deri në rrëzimin përfundimtar të subjekteve qeveritare nga pushteti janë veprime reale dhe të vërteta opozitare të tjerat siç thashë janë improvizime bile edhe mashtrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat