Kryeministri Xhaferi uron 16-vjetorin e pavarësisë

Maqedonia

Kryeministri Xhaferi uron 16-vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:40
Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Urimin ai e bëri në Facebook.

“I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!

Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë”, ka shkruar kryeministri Xhaferi në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat