Sela sot ka thirrur kongresin e jashtëzakonshëm të ASh-së

Maqedonia

Sela sot ka thirrur kongresin e jashtëzakonshëm të ASh-së

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit do të mbahet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga Sela.

Kjo ngjarje është pjesë e zhvillimeve të fundit në partinë që dikur drejtonte Sela. Në statusin e tij në facebook Sela ka thënë se “Çdo informatë tjetër që qarkullon ndryshe nga kjo informatë zyrtare, është e rreme dhe tentim për mashtrim dhe defokusim të anëtarësisë”.

Kjo iniciativë e Selës vjen si kundërpërgjigje ndaj kongresit të organizuar nga Taravari, në të cilin delegatët që morën pjesë në konfirmuan kandidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Gjithashtu, ata kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar miratoi Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.

Ky moment është i rëndësishëm për subjektin politik dhe mund të ketë ndikim në politikën e vendit, pasi që dje ASh-ja nënshkroi deklaratën për bashkëpunim me bllokun opozitar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat