Ziadin Sela: Prioriteti është kauza, jo çështjet sekondare

Maqedonia

Ziadin Sela: Prioriteti është kauza, jo çështjet sekondare

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:38
Ziadin Sela

Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga lideri i tyre Sela, sot në sallën e Operas dhe Baletit. Ky kongres erdhi si një reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku u konfirmua kandidatura e Arben Taravarit për president të vendit.

Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse kauzat e ASH nuk bisedohen më, dhe personat tjerë mendojnë mbeti pa kauzë ne takimet e veta nuk flitet për kauza fliste për gjera dytësore, nëpërmjet kauzave janë zgjedhur problematikat për shqiptarët. Dhe këtu jam të tregoj se ne kemi kauza dhe se do vazhdojm të punojmë për ta”, theksoi Sela.

Sipas Selës, bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët është i rëndësishëm për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se ndryshimi ka kuptim vetëm përmes bashkëpunimit me ASH, duke e paraqitur atë si partnerin kryesor për zhvillimin e politikës shqiptare në Maqedoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat