Zbardhet grabitja në Koçan, ndalohen tre të mitur

Maqedonia

Zbardhet grabitja në Koçan, ndalohen tre të mitur

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Policët e Stacionit Policor të Koçanit pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve ua kanë hequr lirinë tre të miturve nga Koçani për shkak të dyshimit se dje kanë kryer një grabitje në Koçan.

“Sipas asaj që u raportua dje rreth orës 07:00, ata kanë sulmuar fizikisht dhe me sende të forta M.A. nga Koçani në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës i kanë marrë para.

Të miturit janë intervistuar në stacionin policor në prani të prokurorit publik, përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale dhe avokatit, pas së cilës me urdhër të prokurorit publik kundër tyre është bërë kallëzim në Prokurorinë Publike. me dyshimin se ka kryer veprën penale të “grabitjes” sipas nenit 237 të Kodit Penal”, njoftoi MPB.

Tre të miturit dyshohet se në periudhën e kaluar kanë kryer mbi 30 vepra penale “vjedhje”, “vjedhje të rënda”, “vjedhje të rënda në mënyrë të guximshme”, “vjedhje me grabitje” dhe “grabitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat