Aksident në Kavadar, humb jetën një motoçiklist

Maqedonia

Aksident në Kavadar, humb jetën një motoçiklist

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

MPB ka njoftuar se dje në ora 12:20 në rrugën rajonale Kavadar – Moklisht, në dalje nga fshati Vatashë i Kavadarit, një motoçikletë “hamachi” e drejtuar nga L.S.(48) e fshatit Vatashë ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti, të konstatuar në spitalin e Kavadarit, pas së cilës është transferuar në klinikën “Nënë Tereza”, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi policor nga DPB Kavadar dhe prokurori publik.

Me urdhër të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat