Gordana Siljanovska Davkova kandidate e OBRM-PDUKM-së për presidente të shtetit

Maqedonia

Gordana Siljanovska Davkova kandidate e OBRM-PDUKM-së për presidente të shtetit

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:20
Gordana Siljanovska Davkova

Në një njoftim të fundit, është thënë se në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, OBRM-PDUKM do të garojë me Gordana Siljanovska Davkova si kandidaten e tyre për postin e presidentes. Ky informacion u konfirmua nga deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski.

Ju rikujtojmë se LSDM së fundmi ka bërë të ditur se do të mbështesin Stevo Pendarovski, si president. Në ndërkohë në opozitën shqipter është vendosur se Arben Taravari do të konkurrojë si president. BDI ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme se cili do të jetë përfaqësuesi i tyre.

Me datën e zgjedhjeve të përcaktuara për më 24 prill, dhe rrethin e dytë të parashikuar për më 8 maj.

Ndryshimet në garën për presidenten e vendit do të shfaqin edhe më shumë rivalitet dhe sfida midis partive politike, duke sjellë një periudhë të ndërlikuar politike për Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat