SPPSH paralajmëron protesta nëse pagat nuk përshtaten me pagën minimale në Maqedoni

Maqedonia

SPPSH paralajmëron protesta nëse pagat nuk përshtaten me pagën minimale në Maqedoni

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë, stafi teknik administrativ dhe stafi teknik paralajmëron protesta nëse pagat nuk përshtaten me pagën minimale.

Në konferencën e sotme për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet në pauzë dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë dhe do të pranohen vetëm rastet emergjente.

Se çfarë do të zbatohet nga kjo varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale

“Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar dhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale”, theksoi Bojçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat