Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president, kanë nënshkruar mbi 24 mijë qytetarë

Maqedonia

Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president, kanë nënshkruar mbi 24 mijë qytetarë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri dje kanë nënshkruar gjithsej 24.830 qytetarë për kandidatët për president në zgjedhjet e 24 majit.

Kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, është më afër 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për kandidim në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Osmani mbrëmë deri në orën 20:0 kishte 8560 nënshkrime.

Në vend të dytë është kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka tejkaluar gjysmën e nënshkrimeve të kërkuara. Deri mbrëmë ai ka pasur 5.923. Biljana Vankovska, kandidatja e “Të majtës”, është në gjysmë të rrugës dhe ka 4.478 nënshkrime.

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-së, Stevço Jakimovski ka 3.091 nënshkrime, i ndjekur nga kandidati i opozitës së bashkuar të partive shqiptare, Arben Taravari, i cili ka 1.645 nënshkrime.

Kandidatët e tjerë për kandidaturën presidenciale janë nën 1000 nënshkrime.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 të këtij muaji dhe përfundon më 8 mars. Kandidatët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe OBRM-PDUKM, Stevo Pendarovski dhe Gordana Sljanovska-Davkova nuk janë të obliguar të mbledhin vota sepse kanë mbështetjen e 30 deputetëve.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet Kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat