Toshkovski: Austria dhe Kroacia lejojnë lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë me pasaporta të vjetra

Maqedonia

Toshkovski: Austria dhe Kroacia lejojnë lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë me pasaporta të vjetra

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev gjat ditlës së sotme zhvilluan një takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë H.E. Nieves Tiganj. Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen me intensitet të pashuar.

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe edhe një herë theksoi përkushtimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ambasadori Tiganj theksoi bashkëpunimin afatgjatë dhe prezantoi Republikën e Kroacisë si mbështetësen tonë më të madhe në proceset integruese evropiane.

Lidhur me problemin me dokumentet e udhëtimit, ambasadori Tiganj deklaroi se Republika e Kroacisë e kupton problemin dhe se qytetarët e Maqedonisë kanë lëvizje të papenguar në territorin kroat edhe me format e vjetra të dokumenteve të udhëtimit nëse kanë afat, për të cilën ministri Toshkovski u shpreh i madh mirënjohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat