Qeveria RMV-së pranon strategjinë kombëtare për zhvillim 2024-2044

Maqedonia

Qeveria RMV-së pranon strategjinë kombëtare për zhvillim 2024-2044

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 21:00
Foto nga qeveria e RMV-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi sot Tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044, një hap vendimtar drejt vizionit të zhvillimit të vendit për dekadën në vijim. Pas një procesi të gjatë përfshirës dhe konsultativ me përfaqësues nga spektri i gjerë i shoqërisë, Strategjia përparimtar u dorëzua për shqyrtim në Kuvend. Ky dokument i rëndësishëm, që përcakton qëllime, prioritete dhe masa për zhvillimin e vendit, është thelbësor për përmbushjen e synimeve kombëtare, duke përfshirë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Strategjia identifikon gjashtë prioritete strategjike të cilat do të fokusohen në ekonominë e njohurive, inovacionin, zhvillimin rajonal, rivitalizimin demografik, sundimin e ligjit, sigurinë dhe transformimin e mjedisit.

Procesi i hartimit të saj ka pasur përfshirjen e gjerë të qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, bashkive lokale, organizatave jo-qeveritare dhe grupeve të margjinalizuara.

Ky proces i partneritetit mes qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritshme të Maqedonisë së Veriut. Të gjitha palët e përfshira, përfshirë Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, janë të përkushtuara në zbatimin e kësaj strategjie thelbësore për të siguruar një përparim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat