PTHP: Urdhër për hetim ndaj dhjetë personave pas aksionit të djeshëm “Çibuk”

Maqedonia

PTHP: Urdhër për hetim ndaj dhjetë personave pas aksionit të djeshëm “Çibuk”

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 10 personave të dyshuar për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Aksioni policor është i koduar “Çibuk”.

“Gjatë ditës së djeshme, nën drejtimin e prokurorit publik në fjalë, zyrtarët policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm të koordinuar policor me kodin “Çibuk”. Janë kryer bastisje në disa lokacione në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë, Burgun e INP Prilep me rrethinë dhe janë ndaluar 8 persona dhe 13 thasë jute të bardhë me 193 thasë vakum me drogë narkotike marihuanë në sasi prej 99 kg e 630 gram janë gjetur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe vendosjes në treg të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Sipas një procedure para-hetimore disamujore, është konstatuar se ata janë përfshirë në aktivitete të organizuara për tregtimin e lëndës narkotike pa leje, duke blerë, mbanë, transferuar, shitur dhe ndërmjetësuar shitje të paautorizuara.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuarit, pasi vlerësojnë se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën nga rreziku i arratisjes dhe mundësinë për të penguar hetimin duke fshehur, falsifikuar apo asgjësuar gjurmët e veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat