Aziri: ASH ka votuar çdo marrëveshje, e cila ka qenë me interes shtetëror

Maqedonia

Aziri: ASH ka votuar çdo marrëveshje, e cila ka qenë me interes shtetëror

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:27
Elmi Aziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri thotë se pavarësisht se ASH është në bashkëqeverisje me BDI-në, si parti ka ruajtur tiparet e veta kombëtare, ndaj edhe kur ka qenë në opozitë ka votuar për çështjet më të rëndësishme shtetërore, përfshirë çdo marrëveshje në të mirë të vendit.

“Organet e partisë dhe Kuvendi qendror mundet të sjellë vendim të ndryshëm që është nga ai i Kryesisë qendrore, normalisht që eksponentët e partisë kanë të drejtë të argumentojnë dhe të lobojnë për vendimin e tyre. Unë kam pasur shpesh mendime të ndryshme nga vendimi i organeve të partisë dhe që me marrjen e vendimit, mendimi individual është ndërprerë sepse ne në fund të ditës duhet të respektojmë vendimin e shumicës, ai që nuk e respekton këtë vendim nuk është pjesë e strukturës partiake. Ne bashkëqeverisim me BDI-në, mirëpo nuk do të thotë se ne pajtohemi në të gjitha pikat, kemi dallime mirëpo gjithmonë kemi votuar çdo marrëveshje në interes shtetëror”, tha Aziri në “KlanDebat”.

I pyetur se a do të shkoj ASH në zgjedhje bashkërisht më BDI-në, Aziri tha se mendimin e tij do e thotë në organet e partisë.

“Mendimin tim personal do e them në organet e partisë sepse kjo është më korrekte. Organet e partisë ende nuk e kanë diskutuar sepse akoma jemi në aktivitete e sipër nëpër strukturat tona, dhe kur do të caktohet Kuvendi qendror do të hapet si temë dhe do të marrim një vendim, dhe unë atë vendim do ta respektoj”, tha Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat