Angellov në vendin ku ariu sulmoi skiatorin danez: Do të gjejmë zgjidhje për të ulur rrezikun nga arinjtë në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Angellov në vendin ku ariu sulmoi skiatorin danez: Do të gjejmë zgjidhje për të ulur rrezikun nga arinjtë në Kodrën e Diellit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, sot ka vizituar vendin ku ariu sulmoi një skiator danez në Kodrën e Diellit.

Ai tha se ariu e ka sulmuar skiatorin, i cili ka qenë pjesë e një grupi, pasi ka pasur këlyshë të vegjël.

“Grupi prej dhjetë skiatorësh kanë skijuar “freeride”, jashtë pistës. Në një vend nën disa bredha grupi u ndal për të pushuar, por pranë tyre u gjetën dy arinj të vegjël. Duke mbrojtur të vegjlit e saj, ariu nënë sulmoi një prej turistëve dhe i kafshoi këmbën, pas së cilës ajo u largua. I plagosuri më pas është sjellë në Kodrën e Diellit dhe me ndihmën emergjente mjekësore është transferuar në një nga spitalet e Tetovës, ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Nuk bëhet fjalë për plagë të rëndë, pasi turisti është larguar nga spitali”.

“Vitin e fundit kemi raportime për rritje të numrit të arinjve në malin Shar dhe në këtë pjesë rreth Kodrës së Diellit. QKM do të inicojë takime pune me menaxhmentin e parkut kombëtar “Mali Sharr” për të gjetur një zgjidhje që do të zvogëlojë rrezikun nga arrinjtë për qytetarët që planifikojnë dhe skijojnë këtu”, tha Angellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat