Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Maqedonia

Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:34
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovksi sot e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike.

Siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, në Ligj, në mënyrë të qartë është definuar çka paraqet fushata shtetërore e interesit publik, në nivel shtetëror apo lokal. Ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, përkatësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti shtetëror do të mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror apo lokal.

“Ligji parasheh procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive politike edhe nga pushteti edhe nga opozita, në bazë pariteti. Në Ligj saktësohen kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radiodifuzerët, ndërsa qartë është definuar edhe procedura për zgjedhje të radiodifuzerit në të cilat do të shfaqen fushata në nivel shtetëror apo lokal. Kjo do të thotë se, për dallim nga më parë kur Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE në mënyrë arbitrare vendoste kujt sa para do t’i japë, tani saktësisht është rregulluar se si mediumet dhe sa mjete dp të marrin për fushata në nivel shtetëror apo lokal”, thuhet në kumtesë.

Nga Kabineti i Pendarovkit theksojnë se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike në Kuvend ishte miratuar pa amendamente të parashtruara nga opozita, që do të thotë se opozita nuk ka vërejtje për përmbajtjen e saj.

Edhe në numrin më të madh të vendeve-anëtare të BE-së ekziston rregulaltiva me të cilën mundësohen fushata të interesit publik në mediume, theksojnë nga Kabineti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat