Toshkovski në takim me Gramsson: MPB e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Maqedonia

Toshkovski në takim me Gramsson: MPB e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:36
Foto nga takimi

MPB njofton se Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka pasur takim pune me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Bibi Gramsson.

Në takim, Toshkovski theksoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në drejtim të realizimit të proceseve të ardhshme zgjedhore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka si ministër në këtë Qeveri teknike, të cilat kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

Zëvendësambasadorja Gramson, shtohet në komunikatë, theksoi bashkëpunimin e mirë me policinë maqedonase, ndërsa ekipi i saj prezantoi projektin për mbështetjen suedeze për reformat policore, të cilin do ta zbatojë “SIDA”, Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor.

Toshkovski falënderoi policinë maqedonase për mbështetjen e deritanishme dhe deklaroi se është në dispozicion për të gjitha nevojat për realizimin e vazhdueshëm të projektit të paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat