Kontrolle të shtuara në çerdhe, për një ditë në Shkup janë regjistruar 14 raste me kollën e keqe

Maqedonia

Kontrolle të shtuara në çerdhe, për një ditë në Shkup janë regjistruar 14 raste me kollën e keqe

Më: 6 mars 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Numri më i madh i rasteve të pertusisit në baza ditore është regjistruar dje në Shkup. Janë konfirmuar 14 pacientë të rinj me këtë sëmundje.

Për këtë zhvillim të situatës, Komisioni për Sëmundjet Infektive ka kërkuar dje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kontrolle më të forta në çerdhe për të parë nëse marrin fëmijë të pavaksinuar.

Mes pacientëve të rinj ka njerëz të të gjitha moshave, një foshnjë nëntë muajshe, një i rritur 43 vjeç, si dhe fëmijë që shkojnë në kopsht dhe shkollë.

Plotësisht i mbrojtur, pjesërisht i vaksinuar, por edhe një fëmijë i parë që nuk ka asnjë vaksinë nga kalendari obligativ, thonë nga Qendra për shëndet publik – Shkup. Në kryeqytet deri më tani janë 138 raste me ta.

Ata thonë se kategori rreziku nuk janë të rriturit, por fëmijët nën dy vjeç. Ata shtojnë se jo çdokush që kollitet duhet të bëjë testin PCR, por duhet pasur më shumë kujdes në familjet me fëmijë të vegjël.

Vaksinat për të rriturit, të cilat rekomandohen veçanërisht për personat që jetojnë me fëmijë të vegjël, duhet të mbërrijnë në vend rreth datës 15 të këtij muaji.

Megjithatë, sipas Komisionit për Sëmundjet Infektive, situata në nivel kombëtar nuk është shqetësuese. Në rajon po rritet edhe numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në Serbi që nga fillimi i vitit janë regjistruar gati 850 raste, prej të cilave 2 kanë përfunduar me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat