Në Shkup janë regjistruar gjithsej 141 raste me kollë e keqe, sot janë regjistruar tre raste të reja

Maqedonia

Në Shkup janë regjistruar gjithsej 141 raste me kollë e keqe, sot janë regjistruar tre raste të reja

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Numri i të sëmurëve nga kolla e keqe në Shkup ka arritur në 141 pasi mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre raste të reja, ka konfirmuar për AIM-n mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP).

Sipas QSHP, dje janë regjistruar 14 raste.

Forcimi i mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor për të parë realisht situatën në çerdhe me fëmijët e vaksinuar dhe të pavaksinuar, për të mundësuar testimin për pertusis (kollën e keqe) në të gjithë vendin nga qendrat shëndetësore publike, ndërsa për në rishikim më të mirë nevojitet regjistrim digjital i vaksinimit të fëmijëve në pikat e vaksinimit, janë rekomandimet e reja të Komisionit për Sëmundjet Infektive pas mbledhjes së djeshme për parandalimin e pertusisit.

Prej 15 marsit priten vaksinimet ndaj kollës së keqe edhe për të rriturit, ndërsa propozohet edhe testimi për kollën e keqe në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat