Kallëzim penal kundër dy punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 294 mijë denarë

Maqedonia

Kallëzim penal kundër dy punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 294 mijë denarë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Njësiti për krime financiare në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër dyzet e pesë vjeçarit A.D. (nga Shkupi dhe dyzet vjeçares L.I nga Tetova, me vendbanim në Shkup), për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

I kallëzuari i parë A.D. dhe e kallëzuara e dytë L.I, të dy punonjës të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, nga korriku 2021 janë emëruar anëtarë të Komisionit për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore.

Pas paraqitjes së ofertave për sipërfaqe deri në tre hektarë me thirrje publike, më datë 25.11.2021 kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për mënyrën e punës së komisionit në procedurat e shpalljeve publike dhe procedurat për mbledhjen e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. Konkretisht, aplikantët pa kuorumin e nevojshëm filluan me hapjen publike të ofertave, gjë që pengoi përfshirjen e anëtarëve të tjerë të komisionit dhe vazhdimin e procedurës në mënyrë ligjore”.

“Në datën 06.01.2022, anëtarët e komisionit, të cilët nuk morën pjesë në hapjen publike të ofertave, bënë propozimin për anulimin e procedurës së dhënies me qira të tokës bujqësore shtetërore, e cila u pranua nga një zëvendësministër në ministri dhe thirrja publike u anulua me vendim. Në këtë mënyrë të akuzuarit i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të përgjithshme prej 294.448 denarë (4780 euro)”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat