OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i varfër me inflacionin më të lartë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i varfër me inflacionin më të lartë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 10:29
OBRM-PDUKM

Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë! Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë!, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia shton se rritja e BPV-së për frymë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%. Borxhi publik është rritur me gati 4 miliardë euro në 7 vite.

Sipas OBRM-PDUKM-së, qeveria obligoi çdo qytetar për 2000 euro. Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së, secila familje me katër anëtarë ka 8 mijë euro borxh! Maqedonia është ndër 10 vendet me shkallën më të lartë të krimit në Evropë. Qeveria rriti me 70% çmimin e energjisë elektrike nga viti 2020 e deri më tani! Fatura e energjisë elektrike prej 2000 denarë në vitin 2020 tani është 3400 denarë. Qeveria i ka paguar tashmë mbi 200 milionë euro “Beçtel dhe Enka”, dhe as në sy nuk duket fillimi i ndërtimit të autostradës.

“Maqedonia është në krye të listës në Evropë sipas indeksit të mjerimit! Më pak të mjerë se Maqedonia janë Algjeria, Tunizia dhe Nigeria! Maqedonia është vendi me pagat dhe pensionet më të ulëta në Evropë në 6 vitet e fundit! Maqedonia po zhytet në korrupsion, theksojnë raportet e KE-së, Departamentit të Shtetit, biznesmenëve gjermanë dhe përfaqësuesve të huaj! Me këtë qeveri besimi te drejtësia është vetëm 2%! Nuk ka front evropian të BDI-së dhe LSDM-së sepse nipi i Ahmetit, Drini, e bleu “Soravian” për 30 milionë pa investuar asnjë qindarkë”, thuhet në një njoftim partiak të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat