Një kamion është përmbysur në afërsi të rrugës kryesore në vendkalimin kufitar Bllacë

Maqedonia

Një kamion është përmbysur në afërsi të rrugës kryesore në vendkalimin kufitar Bllacë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

MPB njoton se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar.

Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet.

Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat