Ministria e Mbrojtjes vazhdon rekonstruksionin e portit për mjetet lundruese në Ohër

Maqedonia

Ministria e Mbrojtjes vazhdon rekonstruksionin e portit për mjetet lundruese në Ohër

Më: 9 mars 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Sanimi i portit për mjetet lundruese para Qendrës për trajnim në ujë të Armatës në Ohër do të vazhdojë pasi që janë marrë gjithë mendimet pozitive nga institucionet kompetente se ndërhyrja nuk ka ndikim negativ ndaj ambientit jetësorë. Ministrja Petrovska e cila sot ishte në Ohër, para mediave shpjegoi se porti që shfrytëzohet për mjete lundruese të ministrisë dhe subjekteve tjera, pritet të jetë gati për 45 ditë sipas marrëveshjes me kontraktuesin.

Ministrja theksoi se pas kontrollit të gjendjes para më shumë se një viti është konstatuar se porti është në gjendje të rëndë, ndërsa përdorimi paraqet rrezik për të gjithë ata që e shfrytëzojnë.

“Gjatë fillimit të rekonstruimit, morëm njoftim ose vërejtje nga organizata civile e cila pohonte se mundet që të cenohet ambientin jetësorë me aktivitetet ndërtimore, që do të kryhen. Në interes të asaj që të mos përhapen lajme të rreme, në interes të asaj që opinioni të ketë pasqyrë të qartë, e ndaluam përkohësisht rekonstruimin.

Kuptohet që u drejtuam deri te Ministria e ambientit jetësorë, Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe UNESCO, të cilët pas kontrollit të dokumentacionit dhe elaboratit për mbrojtjen e ambientit jetësorë, konstatuan se nuk ka rrezik për ambientin jetësorë dhe morëm leje që të vazhdojmë me këto aktivitete ndërtimore”, u shpreh Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat