Një shtetasi nga Gjeorgjia është ndaluar në stacionin policor në Tabanoc për dhënie ryshfeti

Maqedonia

Një shtetasi nga Gjeorgjia është ndaluar në stacionin policor në Tabanoc për dhënie ryshfeti

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, dje në ora 15:55, zyrtarët policorë kanë privuar R.Sh. (39) nga Gjeorgjia për veprën penale të ofrimit të ryshfetit.

Siç njoftoi sot MPB-ja, ai ka ardhur në pikën kufitare me automjetin e pasagjerëve “Kia” me targa gjeorgjiane dhe në dokumentet e bashkangjitura ka vendosur për kontroll të pasaportës një kartëmonedhë 20 euro.

R. Sh. i është hequr liria dhe është konstatuar se kartoni jeshil që ka paraqitur ka qenë i falsifikuar.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat