Do të rritet shpejtësia e trenave në hekurudhën Veles – Shkup pas përfundimit të sanimit

Maqedonia

Do të rritet shpejtësia e trenave në hekurudhën Veles – Shkup pas përfundimit të sanimit

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Në vend të 20 kilometrave në orë, sa ishte shpejtësia maksimale e lejuar për trenat në hekurudhën Veles-Shkup, trenat në këtë pjesë tash e tutje do të lëvizin me një shpejtësi “të pabesueshme” 50 kilometra në orë.

Siç njoftojnë nga NP Infrastruktura, një ndryshim i tillë vjen për shkak se ka përfunduar sanimi i hekurudhës.

Në periudhën e kaluar, është punuar në ndërrimin e traversave dhe shinave prej druri në pjesën ndërmjet stacioneve Rajko Zhinzifov dhe Veles.

Ndërrimi ka përfunduar dhe shpejtësia është rritur nga 20 km/h në 50 km/h, njofton NP Infrastruktura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat