Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut.

Vende vende moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, lokalisht në formë të motit të ligë.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat