Doganat e Maqedonisë: Kapet mall prej 1.2 tonëve me telefona celularë, laptop dhe aksesorë

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë: Kapet mall prej 1.2 tonëve me telefona celularë, laptop dhe aksesorë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Dogana e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me policinë ka kapur një sasi të madhe të telefonave celularë, kompjuterëve laptop dhe aksesorëve.

Dyshohet se bëhet fjalë për mijëra pajisje teknologjike në vlerë të miliona eurove.

Drejtori i Doganave për “TV21” thotë se aksioni kishte nisur gjatë kontrollit të një automjeti, që po transportonte mall të zhdoganuar nga Aeroporti i Shkupit, e që dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, por sipas Doganës, gjatë kontrollit janë konstatuar vetëm parregullsi gjatë deklarimit të mallit, si rrjedhojë ngarkesa prej 1.2 tonëve është konfiskuar përkohësisht, ndërsa shtojnë se për detaje rreth llojit të malit, do të informojnë pasi të përfundojë procedura.

“Me datë 11.03.2024, në orët e pasdites, në rrugën Petrovec – Shkup, nga ana e SPB Shkup është bërë kontrolli i mjetit motorik të pasagjerëve, i cili po transportonte mallra të ndryshme, të doganuara gjatë hyrjes në njësinë doganore Aeroporti i Shkupit, për shkak të dyshimit se në automjet transportohej lëndë narkotike. Më pas nuk janë gjetur lëndë narkotike, por janë konstatuar parregullsi në lidhje me mallin e deklaruar pas deklaracionit të importit dhe gjendjes reale të mallit në automjet.

Me qëllim për të kryer kontroll të detajuar, automjetit i është vendosur e ashtuquajtura “bllombë” dhe përkohësisht është ndaluar bashkë me mallin me peshë totale prej 1.2 ton. Për kontroll është kërkuar asistencë edhe nga policia kundër krimit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente”, thonë mes tjerash nga Drejtoria e Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat