Rreth katër mijë qytetarë kanë kontrolluar Listën zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Rreth katër mijë qytetarë kanë kontrolluar Listën zgjedhore në Maqedoni

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Më 18 mars përfundon kontrolli i Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare dhe më pas përfundon afati për votim në diasporë. Listat e kandidatëve për president, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve ia dorëzojnë KSHZ-së jo më vonë se 19 mars deri në mesnatë.

KSHZ-ja për “AIM” informon se deri më 11 mars, gjithsej 3.994 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore në njësitë dhe zyrat rajonale, gjashtë persona kanë kërkuar ndryshimin e të dhënave të tyre, nëntë persona kanë kërkuar që të dhënat e tyre t’i shënojnë në listën zgjedhore dhe pesë kanë kërkuar fshirje.

Qytetarët mund të kontrollojnë edhe në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të KSHZ-së dhe mund të paraqesin kërkesa. Pra, deri më 11 mars, kërkesë për ndryshim elektronik të të dhënave kanë paraqitur 21 persona, nga të cilët tre persona kanë kërkuar fshirje të të dhënave dhe shtatë për regjistrim në Listën Zgjedhore.

Sipas informacioneve nga aplikacioni i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për regjistrimin e votuesve nga diaspora (sec.mk), sot në mëngjes ai numër është 1.010 paraqitje, prej të cilave 617 janë pranuar, 278 nuk janë shqyrtuar dhe 115 janë refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat