Bastisje në Veles, kapen lëndë narkotike

Maqedonia

Bastisje në Veles, kapen lëndë narkotike

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

MPB njofton se ka ndaluar një 63-vjeçar nga Velesi për shkak se dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Më 12.03.2024 në ora 03:30 në Veles, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në kuadër të SPB Veles kanë ndaluar J.K.(63) nga Velesi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat