Pendarovski: OBRM-PDUKM të përgjigjet nëse nëpërmjet rrjeteve sociale po shpërndanë lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes

Maqedonia

Pendarovski: OBRM-PDUKM të përgjigjet nëse nëpërmjet rrjeteve sociale po shpërndanë lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:15
Pendarovski

Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski pyesin nëse OBRM-PDUKM qëndron pas 200 botëve të rrjetit “X” të cilat çdo ditë shpërndajnë gjuhë të urrejtjes.

“Retorikën të cilën e shfrytëzojnë këto profile na kujtojnë retorikën e OBRM-PDUKM-së me të cilën, në mungesë të argumenteve, partia në mënyrë të pabazuar sulmon Stevo Pendarovskin. Në të njëjtat profile vërehet edhe mbështetja e fortë për OBRM-PDUKM-në.

Të njëjtat profile para disa viteve kanë shpërndarë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thonë nga shtabi i Pendarovskit.

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe se a janë pikërisht ata që nëpërmjet rrjeteve sociale udhëheqin fushatë të zezë kundër presidentit Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat