Policia vazhdon me kontrollet, 154 gjoba për shoferët në Shkup

Maqedonia

Policia vazhdon me kontrollet, 154 gjoba për shoferët në Shkup

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (13.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat shtatë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, dy gjoba për drejtimin të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat