Toshkovski: 300 mijë persona duan të caktojnë termin përmjet ueb-faqes

Maqedonia

Toshkovski: 300 mijë persona duan të caktojnë termin përmjet ueb-faqes

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, thekson se listat e termineve janë duke u pastruar vazhdimisht, pasi që ata të cilët kanë kryer punë para kohe dhe kanë pasur termin, automatikisht termini do të kalojë te qytetarët e tjerë.

“Numri i terminëve, personat që duhet të kenë qasje në periudhën e ardhshme me termine dhe ata që duan të caktojnë nëpërmjet ueb-faqes janë 300,000, diçka më pak se 300 mijë.

Kur bëhet fjalë për 300 mijë njerëz, më falni 300 mijë termine, mundet që një person të caktojë më shumë termine për dokumentet personale, për lejen e vozitjes, dokument udhëtimi, është pak e vështirë të përballesh në mënyrën më të drejtë. Ne japim kontributin maksimal nga ana jonë dhe e shohim që është e drejtë”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik i punëve të brendshme.

Toshkovski njoftoi se në Kumanovë po testohet pilot projekti “Merr numër” për nxjerrjen e dokumenteve personale, me qëllim që kjo mënyrë të reduktojë radhët e gjata. Në këtë formë, qytetarët marrin një letër me numër rendor, pas çka i drejtohen sportelit, duke shmangur kështu turmat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat