Hoxhaj viziton Xhaferin në Shkup, zgjedhjen e tij kryeministër e quan ngjarje kulminante

Maqedonia

Hoxhaj viziton Xhaferin në Shkup, zgjedhjen e tij kryeministër e quan ngjarje kulminante

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:48
Enver Hoxhaj dhe Talat Xhaferi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ai duke njoftuar për takimin, ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar është ngjarje kulminante, për çfarë edhe ka dhënë sqarimet e tij.

“Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi.

Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat