MSH: Është marrë vendim për pranimin në kopshte të fëmijëve që kanë marrë tre doza të vaksinës

Maqedonia

MSH: Është marrë vendim për pranimin në kopshte të fëmijëve që kanë marrë tre doza të vaksinës

Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive nga mbledhja e mbajtur më 14.03.2024, mori vendim për lejimin e pranimit dhe qëndrimit në kopshtet e fëmijëve në territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut, për fëmijët të cilët sipas kalendarit Catch-up kanë kryer vaksinimin parësor (tri doza të vaksinës DiTePer), me marrjen e detyrueshme të rivaksinimit të parë 6 muaj pas marrjes së dozës së fundit (të tretë). Vendimi hyn në fuqi sot dhe do të zbatohet nga e hëna.

“Gjithashtu ju njoftojmë se kanë mbërritur vaksinat DiTePer për të rriturit dhe qytetarët mund të vaksinohen në pikat e vaksinimit”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe përfaqësojnë arritjen më të madhe të sistemit shëndetësor. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore, që të vaksinojnë fëmijët e tyre sepse prioritet kryesor është kujdesi ndaj tyre shëndetësor.

Pikat e vaksinimit për imunizimin punojnë me dy turne për t’ua lehtësuar prindërve imunizimin e fëmijëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat