Qytetarët e Maqedonisë ndjehen të sigurt në NATO – 64 përqind besojnë se Aleanca i mbron nga armiqtë e jashtëm

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë ndjehen të sigurt në NATO – 64 përqind besojnë se Aleanca i mbron nga armiqtë e jashtëm

Më: 15 mars 2024 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Anëtarësimi në NATO zvogëlon rrezikun që Maqedonia të sulmohet nga jashtë. Kështu mendojnë 64 për qind e qytetarëve të vendit, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në raportin e tij vjetor për Aleancën.

Qytetarët e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s, besojnë më së shumti në sigurinë që ofron Aleanca, me 89 për qind, ndërsa qytetarët më pak të sigurt se vendet e tyre nuk mund të sulmohen nga jashtë janë Sllovenia dhe Mali i Zi me vetëm 46 për qind.

Përqindja e qytetarëve të Maqedonisë që do të votonin që Maqedonia të mbetet në NATO, nga ana tjetër është 63 për qind, kundrejt 24 që janë përgjigjur se do të votojnë për daljen nga NATO. Mali i Zi është i vetmi anëtar i Aleancës ku përqindja e qytetarëve që do të votonin për të qëndruar në NATO është nën 50 për qind, gjegësisht 46 për qind, ndërsa 44 për qind e malazezëve do të votonin për daljen nga Aleanca.

“Të dhënat janë të qarta. Mbështetja publike për NATO-n është jashtëzakonisht e fortë në të dyja anët e Atlantikut. Nëse votimi do të bëhej sot, shumica dërrmuese e qytetarëve të vendeve të Aleancës do të votonin “për” NATO-n. Për shembull, në shtetet amerikane, vetëm 13 për qind do të votonin kundër. Mbi 80 për qind e qytetarëve tanë besojnë se Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurinë tonë të përbashkët. Në të gjithë Aleancën, mbështetja për NATO-n mbetet shumë e fortë”, tha Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Raporti vjetor i Stoltenberg për vitin 2023 tregon gjithashtu se Maqedonia është një nga 18 anëtarët e NATO-s që këtë vit do të përmbushë kriterin për të ndarë 2% të PBV-së për mbrojtje ose 327 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat