Osmani: Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus

Maqedonia

Osmani: Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus

Më: 16 mars 2024 Në ora: 17:52
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “Politika”, ka treguar se sa diplomatë rus ka dëbuar brenda 2 viteve të mandatit të tij si kryediplomat.

Osmani lavdërohet se brenda mandatit të tij si ministër i Jashtëm, ka larguar nga RMV-ja 17 diplomatë rusë.

“Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata.

A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat