Policia ka ndaluar një personi nga Kavadari, i gjen 133 tableta ekstazë

Maqedonia

Policia ka ndaluar një personi nga Kavadari, i gjen 133 tableta ekstazë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 23-vjeçar nga Kavadari pasi tek i njëjti kanë gjetur gjithsej 133 tableta ekstazë.

“Me datë 16.03.2024, në ora 21:00, në rrugën “Goce Dellçev” në Kavadar, zyrtarët policorë të DPB Kavadar kanë privuar nga liria J.F. (23) nga Kavadari. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu morën 100 tableta ekstazi.

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, i është kontrolluar shtëpia dhe janë gjetur dhe konfiskuar 33 tableta ekstazi dhe para. J.F. është ndaluar në stacion të policisë, është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të rasatit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat