OBRM-PDUKM: Jakimovski duhej të bënte konflikte politike që të shpëtojë nga proceset gjyqësore

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Jakimovski duhej të bënte konflikte politike që të shpëtojë nga proceset gjyqësore

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:16
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM ka komentuar përfshirjen e Stevçe Jakimovskit dhe Katica Janevës në Listën e Zezë të SHBA-ve, nga ku thonë se “Grushti i hekurt i LSD-së dhe BDI-së për përndjekjen politike të disidentëve Katica Jaeva është bërë një fabrikë haraçi”.

“Nga ana tjetër koalicioni joformal i partnerit të LSD-së, Stevço Jakimovski i cili duhej të bënte konflikte politike vetë që të shpëtojë nga proceset gjyqësore të cilat janë hapur kundër tij, në fund pasi shpëtoi nga proceset gjyqësore, nuk shpëtoi nga Lista e Zezë e SHBA-ve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se këto dy figura janë përfshirë në korrupsion të lartë në Maqedoni.

Dje SHBA-të publikuan Listën e Zezë në të cilën u përfshinë edhe dy figura nga Maqedonia e Veriut, Katica Janeva dhe Stevço Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat